102 captures
14 Jun 2006 - 30 Dec 2025
Apr MAY Jun
10
2012 2013 2014
success
fail

About this capture

COLLECTED BY

Organization: Internet Archive

The Internet Archive discovers and captures web pages through many different web crawls. At any given time several distinct crawls are running, some for months, and some every day or longer. View the web archive through the Wayback Machine.

Collection: Wide Crawl started April 2013

Web wide crawl with initial seedlist and crawler configuration from April 2013.
TIMESTAMPS

The Wayback Machine - http://web.archive.org/web/20130510195108/http://sq.wikipedia.org/wiki/Platoni
 



Platoni

 

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
 
Ky është një version i shqyrtuar i kësaj faqejeshow/hide details





Shko te: navigacion, kërko  
Platoni në "Shkolla e AthinësiRaffael-it.

Platoni (greqishtja Πλάτων; latinisht Plato; origjinal "Aristokles") ishte një filozofigreqisë antike dhe ka jetuar në Athinë prej 427 p.e.s. deri 347 p.e.s., ai vlen si nje ndër filzofët më të rëndësishem të historisë, student i Sokratit, autor i disa dialogjeve filozofike dhe themelues i Akademisë në Athinë ku studioi edhe Aristoteli. Kjo Akademi qëndroi nëntë shekuj me rradhë.

Përmbajtja

Biografia [redakto]

Platoni lindi rreth vitit 427 p.e.s nga një familje fisnike athinase me traditë politike dhe vdiq në vitin 347 p.e.s. Ishte i biri i Aristonit dhe Periktionisës kishte 2 vëllezër, Glafkonin dhe Adeimanton. Emri i tij i vërtetë ishte Aristokles por më vonë e quajtën Platoni sepse kishte gjoks dhe ballë të gjerë. Aristoteli na tregon se dikur gjatë rinisë, Platoni erdhi në kontakt me doktrinat e Kratilus, një nxënës i Heraklitit, i cili së bashku me mendimtarë të tjerë para-Sokratik si Pitagora dhe Parmenidi, i dhanë themelet metafizike dhe epistimologjike kërkimore. Por kur u takua me Sokratin filloi të thellonte më tej njohuritë drejt temës filozofike të virtytit.

E njohu Sokratin kur ishte 20 vjeç dhe qëndroi pranë tij deri në vdekjen e mësuesit të madh. (399 para erës sonë). Vdekja e padrejtë e tij ishte një nxitje për të marrë rolin e reformatorit social të demokracisë athinase. Pas ekzekutimit të Sokratit kërkoi strehim për pak kohë në Megara, pranë shokut të klasës së tij, Euklidit. Më vonë u kthye në Athinë, ku për 10 vjet i’u përkushtua shkrimit të veprave filozofike që mbajnë vulën e filozofisë Sokratike. Pastaj udhëtoi për në Egjipt dhe Cyrene, ku u shoqërua me matematicienin Theodor dhe në fund në Taranto (Itali) ku pati mundësinë të takohej me Pitagorianët, nga mendimi filozofik i te cileve u ndikua vendimtarisht. Më vonë shkoi në Sicili, në oborrin e mbretit Dionisi i Sirakuzës, ku u njoh me vëllain e gruas së mbretit, Dionin, miqësia e ngushtë e të cilëve shkaktoi dyshimet e mbretit për komplot, kjo pra ishte dhe nje nga arsyet e ndjekjes se tij nga Sicilia. Në Egina rrezikoi të shitej si skllav, por e bleu Cireni, mik i Anikerit, keshtu dhe shpetoi. Më vonë u kthye në Athinë. Themeloi një shkollë filozofike, Akademinë, e cila ndodhej rreth një milje jashtë mureve dhe mbante emrin e heroit Attic, Akadimo, (387 para erës sonë). Shkolla e famshme funksionoi për rreth një mijëvjeçar, derisa e mbylli perandori Justinian më 529 p.e.s. Për të tretën here, Platoni vizitoi oborrin e Sirakuzëve më 361 p.e.s, me qëllim pajtimin e Dionit me Dionisin. Por situata ishte aq serioze sa që kësaj rradhe rrezikoi akoma dhe jeta e tij. Falë ndërhyrjes së menjëherëshme të Arxitës dhe Pitagorës, shpëtoi pa pësuar asgjë. Por të njëjtin fat nuk pati edhe Dioni, i cili u vra më 353 p.e.s. Kështu Platoni humbi njeriun mbi të cilin kishte bazuar shpresat për realizimin e ideve të tij politike. Qysh atëherë dhe deri në fund të jetës së tij i’u përkushtua mësimdhënies dhe shkrimeve me karakter filozofik.


Platoni ka dhënë mësim në Akademi intensivisht dhe ka shkruar mbi shumë çështje filozofike, që kanë qënë veçanërisht të lidhura me politikën, etikën, metafizikën dhe epistimologjinë. Ndër shkrimet më të njohura të Platonit janë dialogjet e tij. Mendohet që të gjitha dialogjet autentike të Platonit kanë mbijetuar.

Veprat e tij [redakto]

Tipar kryesor i filozofisë së tij është konsiderimi i njohurisë si kujtim. Sipas Platonit, shpirtit i njeriut para se të binte në botën e gjërave jetoi në një botë ideale, botën e ideve. Atje njohu thelbin e vërtetë të gjërave. Gjërat që janë ndjerë nga njeriu në dimensionin e botës materiale janë vetëm imitime, ‘hije” idhuj të botës reale. Prandaj njeriu nuk zbulon, por kujton të vërtetat që dikur njohu në botën e ideve. Të gjithë kanë brenda vetes dijen e të vërtetën dhe ajo ç’ka duhet të bëjnë është thjesht t’i risjellin në mend – Në fund të fundit etimologjia e së vërtetës do të thotë situata sipas së cilës gjërat nuk janë harruar, janë të njohura, të dukshme, (pra, “realitetin”). Filozofia platonike është gjithashtu ideokratike. Prezanton domethënë teorinë e ideve, që janë tipat e përgjithshëm dhe shekullorë të gjërave. Janë gjërat thelbësore që perceptohen nga logjika dhe jo nga ndjenjat. Të ndjeshmet i konsideron idhuj të ideve. Kështu identifikon dy botë: të ndjeshmen që ndryshon vazhdimisht dhe ndodhet në rrjedhë të pandalshme kundër Heraklitit dhe atë të mendimit, e cila mbetet e pandryshueshme, idetë e së cilës strehohen në tokë qiellore. Këta janë tipat e lashtë të kësaj bote të dukshme, modelet dhe shembujt e përjetshëm. Në shpirt dallon tri pjesë, logjistiken, spiritualen dhe të dëshirueshmen. Prandaj dhe njeh tre virtyte: diturinë, guximin dhe urtësinë, secila prej tyre korrespondon në një pjesë të shpirtit. Të tre këto virtyte i paralelizon me tre telat e lirës, të lartmen, të mesmen dhe nitin. Por të treja së bashku duhet të zhvillohen në harmoni, me qëllim që logjistika të qeveris si hynji, spiritualja ta dëgjojë si ndihmëse dhe të dyja së bashku të drejtojnë të dëshirueshmen që të mos operojë të behet parim, pasi është pjesa më e ulët e shpirtit. Dhe nga zhvillimi harmonik i tri virtyteve përbëhet drejtësia që është harmonia e tri virtyteve të tjera. Sepse qyteti është reflektimi i njeriut, dhe tek ai dallon tri gjini, parlamentaren, luftaraken dhe financiaren. Të cilat janë respektive me tri pjesë të shpirtit. Ashtu si tek njeriu edhe në qytet duhet të ketë drejtësi, domethënë harmonia që arrihet në qytet kur secila prej gjinive kryen punën e vet pa synuar të bëjë të të tjerëve. Platoni shkroi 36 vepra gjithësej, përveç “Apologjisë” dhe dialogje. Në shkrimet e Platonit vërehet imitimi i mësimdhënies së Sokratit, i cili didaktonte dialogje. Vetëm tri dialogje, “Simpoziumi”, “Shteti dhe Ligjet” mbajnë tituj nga përmbajtja e tyre. Në të gjitha dialogjet diskutimin e kryeson Sokrati, Në dialogjet më të vjetra ruan imazhin e Sokratit të vërtetë, ndërsa tek më të rejat fshihet vetë nxënësi. Të gjitha veprat e Platonit ndahen në tri periudha të dallueshme në mënyrë kronologjike: a) Periudha e rinisë (400 – 387 p.e.s): Në këtë pjesë përfshihen: “Απολογία του Σωκράτη”, “Κρίτων”, “Χαρμίδης”, “Πρωταγόρας”, “Λάχης”, “Ευθύφρων”, “Ιππίας Μείζων”, “Ιππίας Ελάσσων”, “Ίων”, “Λύσις”. b) Periudha e maturimit (386 – 367 p.e.s): Në këtë pjesë përfshihen: “Μενέξενος”, “Κρατύλος”, “Ευθύδημος”, “Γοργίας”, “Μένων”, “Παρμενίδης”, “Φαίδων”, “Φαίδρος”, “Πολιτεία”, “Συμπόσιον”, “Θεαίτητος”. c) Periudha e pleqërisë (366 – 348 p.e.s): Përfshihen: “Σοφιστής“, “Πολιτικός“, “Φίληβος“, “Κριτίας“, “Τίμαιος“, “Νόμοι“, “Έβδομη Επιστολή Ndikimi i tij ishte jashtëzakonisht i madh. Historia e filozofisë deri te Ciceroni është e mbushur me atë. Madje shumë kishin thënë se nuk kishte qenë kurrë nxënës i tij. Eterit e kishës nga ai huazojnë ide dhe argumente duke e konsideruar përfaqësuesin më të rëndësishëm të filozofisë njerëzore. Por edhe mendimi më i ri filozofik nuk mbeti i pandikuar. Sistemet e ndryshme filozofike ose mundohen të përmbysin idetë e tij ose mundohen të ndërtojnë mbi to. Mendimi i tij filozofik përbënte, përbën dhe do të përbëjë bazë moderne hulumtimi dhe analize të shumëanshme të filozofëve të atëhershëm.

Platon

Sokrati është një karakter i zakonshëm në Dialogjet e Platonit.

Biografia [redakto]

Platoni shihte si idhullin e tij Sokratin prandaj ai shkruan ne veprat e tij ne formen e djalogut ate cka shpreh sokrati.ne veprat e tij si republika ai ve theksin tek drejtesia duke e theksuar se drejtesia eshte ti besh mire miqve dhe keq armiqve por ky ishte thejeshte nje perkufizim paraprak per platonin drejtesia eshte harmoni e shpirtit eshte e cuditshme qe platoni qe ne ate kohe tregon mbi barazine qe duhet te kishte femra me mashkullin.nje femer mund te ishte edhe mbrete filozofe qe do te thote te ishte kruetare e shteti

Lidhje të jashtme [redakto]

[1]

Wikiquote-logo.svg
Wikiquote ka një koleksion citatesh lidhur me:

Platoni

Platoni si Filozof i Greqisë


Marrë nga "http://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Platoni&oldid=1309581" 

Kategoritë: 
Wikipedia:Cung
Filozofë grekë
Lindje 427 p.e.s.
Vdekje 347 p.e.s.
 

Menuja e navigimit

 

Mjete vetjake



Hap një llogari
Hyni
 



Hapsirat e emrit



Artikulli

Diskutimet
 


Variante








Shikime



Lexo

Duke kontrolluar

Redakto

Shiko historikun
 


Veprimet












Shfleto




Faqja kryesore

Portale tematike

Ngjarjet e tanishme

Ndryshimet e fundit

Artikull i rastit

Ndihmësi

Dhuroni
 



Printo/eksporto




Krijo një libër

Shkarkoje si PDF

Version shtypi
 



Mjete




Lidhjet këtu

Ndryshime të ndërvarura

Faqet speciale

Lidhja e përhershme

Page information

Cito artikullin
 



Në gjuhë të tjera




Afrikaans

Alemannisch



Aragonés

Ænglisc

العربية

مصرى

Asturianu

Azərbaycanca

Башҡортса

Žemaitėška

Беларуская

Беларуская (тарашкевіца)

Български





িি ি

Brezhoneg

Bosanski

Català

Mìng-dĕ̤ng-nḡ

Cebuano

کوردی

Corsu

Česky

Словѣ́ньскъ / 

Чӑвашла

Cymraeg

Dansk

Deutsch

Zazaki

Dolnoserbski

Ελληνικά

Emiliàn e rumagnòl

English

Esperanto

Español

Eesti

Euskara

Estremeñu

فارسی

Suomi

Võro

Føroyskt

Français

Frysk

Gaeilge



Gàidhlig

Galego



עברית

ि

Fiji Hindi

Hrvatski

Magyar

Հայերեն

Interlingua

Bahasa Indonesia

Interlingue

Ilokano

Ido

Íslenska

Italiano



Basa Jawa



Qaraqalpaqsha

Taqbaylit

Қазақша







Kurdî

Кыргызча

Latina

Ligure

Lietuvių

Latviešu

Basa Banyumasan

Македонски



Монгол



Bahasa Melayu

Mirandés



Nāhuatl

Plattdüütsch



Nederlands

Norsk nynorsk

Norsk bokmål

Occitan



Polski

Piemontèis

پنجابی

پښتو

Português

Runa Simi

Română

Русский

Русиньскый



Саха тыла

Sardu

Sicilianu

Scots

سنڌي

Sámegiella

Srpskohrvatski / српскохрватски

Simple English

Slovenčina

Slovenščina

Српски / srpski

Svenska

Kiswahili

ி



Тоҷикӣ



Tagalog

Tok Pisin

Türkçe

Татарча/tatarça

ئۇيغۇرچە / Uyghurche

Українська

اردو

Oʻzbekcha

Vèneto

Vepsän kel

Tiếng Vit

Walon

Winaray



ייִדיש

Yorùbá





Bân-lâm-gú



Edit links
 





Kjo faqe është ndryshuar për herë te fundit më 30 mars 2013, në orën 10:10.

Të gjitha materialet që gjenden në këtë faqë janë të mbrojtura nga Creative Commons Attribution/Share-Alike License;. Shiko Terms of Use për më shumë informacione.
 


Rreth të dhënave vetjake

Rreth Wikipedia-s

Shfajësimet

Për celular
 


Wikimedia Foundation
Powered by MediaWiki