Apr MAY Jun
18
2012 2013 2014
success
fail

About this capture

COLLECTED BY

Organization: Internet Archive

The Internet Archive discovers and captures web pages through many different web crawls. At any given time several distinct crawls are running, some for months, and some every day or longer. View the web archive through the Wayback Machine.

Collection: Wide Crawl started April 2013

Web wide crawl with initial seedlist and crawler configuration from April 2013.
TIMESTAMPS

The Wayback Machine - http://web.archive.org/web/20130518050714/https://www.gnu.org/server/takeaction.sq.html
 
Kalo te lënda | Kalo te lundrimi | Hyrshmëri


English [en]   العربية [ar]   български [bg]   Deutsch [de]   français [fr]   日本語 [ja]   Nederlands [nl]   polski [pl]   română [ro]   Shqip [sq]   српски [sr]   українська [uk]  


 

Sistemi Operativ GNU


Ndal Hollyweb-it! Jo DRM në HTML5.







Rreth GNU-së

Filozofia

Leje

Arsim

Shkarkime

Dokumentim

Ndihmoni GNU-në
 



Ky është përkthim i një faqeje në Anglisht në origjinal.

Hidhuni Në Veprim


Elemente në këtë faqe për: Veprimtarë - Zhvilluesa - Administratorë sistemi - Webmasters - Përkthyesa.

Për Veprimtarë të Software-it të Lirë

Përkrahni fushatat e tanishme të FSF-së


Ju lutemi, përkrahni fushatat e FSF-së, që tani përfshijnë: kundër DRM-së, mëkatet e Windows 7 -s, PlayOGG, kundër patentave mbi software-in, OpenDocument, BIOS i lirë, and kundër ACTA-s. Site-i përmbledhës i bashkësisë së lëvizjes mbarëbotërore për software të lirë është LibrePlanet.

Ndihmoni të luftohen patentat mbi software-in


Ju lutemi, ndihmoni t'u jepet fund patentave mbi software-in kudo në botë. Ju lutemi, përkrahni veçanërisht përpjekjet kundër patentave mbi software-in në Europë. Shiheni dhe ndajeni me të tjerët këtë film Absurditeti i Patentave.

Thirrje WIPO-s për ndryshim të emrit dhe misionit të vet


Ju lutemi, përkraheni këtë deklaratë që i bën thirrje WIPO-s të ndërrojë emrin dhe misionin e vet.

Zgjeroni Listën e Software-eve të Lirë


Jepni ndihmesë te Lista e Software-eve të Lirë: parashtroni paketa të reja, ndreqje për gjëra ekzistuese, dhe ndihmoni në mirëmbajtjen e saj.

Nisni një Grup Përdoruesish GNU/Linux në zonën tuaj, dhe na dërgoni të dhënat e grupit


Për më tepër të dhëna: Grupe Përdoruesish GNU.

Për Zhvilluesa Software-i

Kontribuoni te projektet e software-it të lirë që kanë përparësi të madhe


Siç tregohen në faqen web të FSF-së për projektet me përparësi të madhe.

Kontribuoni te GNUstep


Ju lutemi, kontribuoni si përdorues apo zhvillues te GNUstep, një "object-oriented framework" i lirë, për zhvillim programesh, dhe ndihmoni që të arrijë gjendjen e një mjedisi të plotë desktop.

Merrni përsipër një paketë GNU pa zot


Këto paketa GNU presin për një mirëmbajtës:  dr-geo, gnatsweb, halifax, jwhois, metahtml, orgadoc, polyxmass, rottlog. Dhe këto paketa presin për bashkëmirëmbajtës:  gnats, gnuae, metaexchange, powerguru. Për të dhëna më të hollësishme, shihni faqet web të paketave, dhe këto të dhëna të përgjithshme rreth paketave GNU dhe mirëmbajtjes së tyre, dhe mandej dërgoni një email te maintainers@gnu.org, nëse keni kohë dhe interes që t'i dilni zot ndonjërit prej këtyre projekteve.

Kontribuoni te zhvillimi i një pakete GNU


Shihni kërkesat lypset ndihmë nga mirëmbajtësit e mjaft paketave.  

Bëjeni programin tuaj një paketë GNU


Që ta bëni pjesë të Sistemit GNU paketën tuaj me software të lirë, shihni këto të dhëna rreth fillimit të zbatimit tuaj.  

Për Përgjegjësa Sistemi

Ndihmë në administrimin e Savannah-s


Ndihmoni të mirëmbahet site-i i strehimit të software-it të lirë i sponsorizuar nga GNU: më tepër të dhëna.

Për Webmasters

Bëhuni pjesë e ekipit webmasters GNU


Më tepër të dhëna.

Për Përkthyesa

Bëhuni pjesë e një ekipi përkthyesish të GNU-së


Ndihmoni të mirëmbahen dhe përditësohen përkthimet e www.gnu.org: më tepër të dhëna.

Së fundi, për më tepër hollësi dhe gjëra shtesë, vizitoni Si Mund ta Ndihmoni Projektin GNU.

Fusha veprimi për: Veprimtarë - Zhvilluesa - Administratorë sistemi - Webmasters - Përkthyesa.

 





Faqja hyrëse e GNU-së

Faqja hyrëse e FSF-së

Art GNU

Zbavitje GNU

GNU's Who?

Listë Software-i të Lirë

Harta e Site-it
 



Free Software Foundation është sponsori organizativ kryesor i Sistemit Operativ GNU. Misioni ynë është të ruajmë, mbrojmë dhe përhapim lirinë për të përdorur, studiuar, kopjuar, ndryshuar dhe rishpërndarë software kompjuterash, dhe të mbrojmë të drejtat e përdoruesve të Software-it të lirë. Përkrahni GNU-në dhe FSF-në përmes blerjesh të doracakëve dhe sendeve tona, anëtarësimit shok te FSF-ja, ose duke dhuruar, qoftë drejtpërsëdrejti te FSF, qoftë përmes Flattr-it.

sipër në krye




Ju lutemi, pyetjet dhe kërkesat e përgjithshme rreth FSF-së & GNU-së dërgojini te <gnu@gnu.org>. Ka gjithashtu mënyra të tjera për t'u lidhur me FSF-në. Njoftimet për lidhje të dëmtuara dhe ndreqje apo këshilla të tjera mund të dërgohen te <webmasters@gnu.org>.

Për të dhëna mbi bashkërendimin dhe parashtrimin e përkthimeve të këtij artikulli, ju lutemi, shihni README për përkthimet.

Të drejta Kopjimi © 2013 Free Software Foundation, Inc.,

Kjo faqe mund të përdoret sipas një lejeje Creative Commons Attribution-NoDerivs 3.0 United States License.

Njoftim Shkeljesh të Drejtash Kopjimi

 

U përditësua më: $Date: 2013/05/17 23:29:01 $